Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Shqiptarja Thëllenza Krasniqi emërohet Sekretare e OKB-së në Westchester të Amerikës

    Shqiptarja Thëllenza Krasniqi emërohet Sekretare e OKB-së në Westchester të Amerikës

    Januzi: Minatori i parë ka dalë nga Trepça, po dalin edhe grupet e tjera

    Januzi: Minatori i parë ka dalë nga Trepça, po dalin edhe grupet e tjera

    Rizvanolli: Minatorët në minierën e “Trepçës” janë në gjendje të mirë

    Rizvanolli: Minatorët në minierën e “Trepçës” janë në gjendje të mirë

    Raportohet se janë lënduar edhe dy minatorë në minierën e Trepçës

    63 minatorë ngujohen në horizontin e 11-të Trepçës

    Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron homologen kosovare

    Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron homologen kosovare

    Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?

    Ambasada gjermane “thellësisht e shqetësuar” pas ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale

    Mujanoviç: Qeveria dhe opozita në Kosovë meritojnë lavdërime për stabilitetin

    Mujanoviç: Qeveria dhe opozita në Kosovë meritojnë lavdërime për stabilitetin

    Kurti: Institucionet, të fokusohen në punë

    Kurti: Institucionet, të fokusohen në punë

    Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

    Terras: Stabiliteti institucional duhet të sjellë reforma dhe rritje ekonomike

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Shqiponjat e rrugës

31 Korrik 2026, 9:06
në KOSOVË
Shqiponjat e rrugës
Share on FacebookShare on Twitter

 Shkruan Besnik Jaha

Rrugët natën kanë një heshtje të veçantë, një lloj qetësie që nuk të rëndon, por të bën të dëgjosh më qartë veten. Edhe thonë se nuk ia dinë vlerën ditës ata që nuk e shijojnë magjinë e natës. Po kur asfalti është i lagur nga vesa e pranverës a ndonjë shi imcak, të duket sikur dritat e bardha rrëshqasin po si mendimet e shpërndara; e, vetura ecën pa zhurmë të madhe, dhe gjithçka duket si një udhëtim i zakonshëm. Derisa nuk është i tillë, po një udhëtim i paharruar.

U nisa me familjen time për një udhëtim nëpër Evropë. Do të udhëtoja nëpër Serbi, Kroaci, Slloveni, Itali, për t’u ndalur më gjatë në Zvicër e Austri. Sapo hymë në Serbi, një ndjenjë e pakëndshme filloi të më trazojë; një frikë e paarsyeshme, sepse kalova pa asnjë shqetësim deri në Kroaci. Në Kroaci hymë pas një pritjeje të vogël, ndërsa rruga e gjatë deri në Zagreb, përskaj Bosnjës, na e dha mundësinë të zhvillonim biseda të gjata dhe shumë të këndshme. Pas një pushimi jo të gjatë në kryeqytet, vazhduam drejt Sllovenisë. Në Lubjanë, kur gabimisht u futa në një rrugicë, një veturë kaloi pranë meje dhe i ra borisë. Më shqetësoi pak, ndërsa kur ktheva kokën nga dritarja, pashë një fytyrë që qeshte. Një shikim i shpejtë, një njohje e menjëhershme dhe: një shqiponjë me duar. Buzëqesha i çliruar për një çast, dhe hapa dritaren. Më foli me atë theksin e ngrohtë prizrenas; jetonte aty prej vitesh. Takimi ynë nuk zgjati shumë. Pasi më ndihmoi të gjeja parkim dhe më pyeti nëse mund të më ndihmonte diçka tjetër, dhe unë i tregova se ç’plane kisha dhe e falënderova përzemërsisht, u përshëndetëm dhe ai shkoi për në shtëpinë e vet. Takimi nuk zgjati shumë, por mjaftoi për të kuptuar se nuk isha i huaj edhe në Slloveni. Pasi kaluam një natë aty, të nesërmen i ramë Italisë: Venecia-qyteti në ujë; Verona-te qyteti i dashurisë dhe shtëpia e Zhulietës; dhe Milano. Rrugët e Italisë ishin më të rrepta, dhe veturat ecnin më shpejt. Pak para se të perëndonte dielli u nisëm për në Zvicër, përmes Luganos.  

Nata dukej si gjithë të tjerat, ndërsa ne, për çudi, nuk po e ndienim lodhjen fare. Na kishte dehur kënaqësia e këtij udhëtimi. Derisa po ecnim nëpër rrugët e Zvicrës, papritur filluan të bien bori veturash. Një herë, dy herë… pastaj prapë. Në fillim më kapi një ndjenjë e lehtë pasigurie; mos po bëja ndonjë gabim në ngasje? Mos po e mbaja krahun gabim? Njeriu në vend të huaj gjithmonë dyshon së pari te vetja. Mirëpo, jo. Pasi i verifikova dritat dhe gjithë ç’duhej, dhe e pashë se nuk isha gabim askund, nisa të mendoj për arsyen e atyre borive që binin herë-herë kur veturat vinin nga pas ose kur kalonin përskaj meje.

Sakaq, një veturë prapa doli në krah, e shoferi ndezi dritën e brendshme, më pa drejt e në sy dhe, si një shenjë e lashtë që s’ka nevojë për fjalë, bëri shqiponjën me duar. Një buzëqeshje e gjerë, e sinqertë, thuajse fëmijërore na doli të dyve. Pastaj iku duke bërë me katër shenjat e veturës, si për të më përshëndetur, ndërsa mua më la pas një ndjenjë që nuk ikën lehtë dhe të cilën po mundohem ta nxjerr këtu. Dhe, kjo nuk ndodhi vetëm një herë.

Herë pas here, në atë natë që nuk ishte më e zakonshme, edhe vetura të tjera afroheshin, i binin borisë jo si paralajmërim, por si përshëndetje. Dritat i ndiznin e duart i ngrinin për ta bërë shqiponjën; një shqiponjë të lirë. Për një çast të shkurtërm’u duke se rruga zvicerane u bë rrugë shqiptare. Në fytyrat e tyre kishte një gëzim që nuk ishte shtirje. Ishte ai gëzimi i njeriut që sheh një shenjë të vetën në mes të botës së huaj. Që sheh gjakun e vet; gjakun që s’bëhet ujë.

Më dukej sikur nuk po më përshëndesnin mua, por targat e Kosovës. Dhe po. Sikur ajo copëz metali e vënë para dhe prapa veturës mbante me vete diçka më shumë se pesë numra e dy shkronja; më shumë se një regjistrim. Ajo copë mbantenjë kujtim, një mall, një histori që nuk shuhet dhe që po përpiqet të jetojë.

Dhe, për të qenë edhe më i drejtë, edhe mua më ndodhte e njëjta gjë. Nuk isha më vetëm një udhëtar. Më dukej vetja se isha një lloj karvani i heshtur që po komunikonte pa fjalë, vetëm me një simbol që e kuptonim të gjithë, dhe që ua kisha sjellë atdheun rrugëve të kurbetit.

Ka edhe diçka më të thellë në këtë përvojë. Nuk është thjesht patriotizëm i çastit, as një gjest simbolik i zakonshëm. Më shumë është një lidhje që rri gjallë edhe kur njeriu largohet. Një mënyrë për t’i thënë njëri-tjetrit: “Jemi ende këtu. Nuk kemi humbur.”.

Edhe në ditët e tjera nëpër Zvicër më ndodhje e njëjta gjë: plot shqiponja rrugëve. Me bori e me katër shenja, duke bërë shqiponjën me duar e duke më përshëndetur me dorën në zemër, shpeshherë m’u mbushën sytë lot. Në ato rrugë të natësshqiptarët nuk ishin të shpërndarë. Ata ishin të lidhur. Nuk flisnin shumë, por kuptoheshin. Nuk ndaleshin gjatë, por takoheshin mjaftueshëm sa për të ndezur një dritë brenda tjetrit.

Dhe, këtu qëndron një e vërtetë që nuk duhet zbukuruar: diaspora jonë e mban gjallë këtë lidhje me një përkushtim që shpesh nuk e gjen tek institucionet, për fat të keq. Ndërkohë që qeveritë shqiptare, e Shqipërisë dhe e Kosovës shpesh mbeten në fjalë e projekte pa shpirt, njerëzit e thjeshtë e bëjnë lidhjen reale, të prekshme, të përditshme.

Ata nuk kanë nevojë për fushata. Mua më mjaftuan boritë dheshqiponjat e rrugës, për ta kuptuar sa shumë atdhe kemi në mërgim, dhe sa pak mërgim po jeton në ndërgjegjen e atdheut.

Sepse, në fund të fundit, atdheu nuk është vetëm një vend. Atdheu është edhe një ndjenjë që udhëton me ty. Dhe në net si ato, kur dritat e veturave kryqëzohen dhe duart formojnë shqiponjën, e kupton se ajo ndjenjë nuk ka humbur. Vetëm ka marrë rrugë të tjera shprehëse.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Nëse UÇK-ja është e të gjithëve, mbrojtja e saj duhet të jetë detyrë e shtetit

Nëse UÇK-ja është e të gjithëve, mbrojtja e saj duhet të jetë detyrë e shtetit

10 orë më parë
Shqiptarja Thëllenza Krasniqi emërohet Sekretare e OKB-së në Westchester të Amerikës

Shqiptarja Thëllenza Krasniqi emërohet Sekretare e OKB-së në Westchester të Amerikës

10 orë më parë
Januzi: Minatori i parë ka dalë nga Trepça, po dalin edhe grupet e tjera

Januzi: Minatori i parë ka dalë nga Trepça, po dalin edhe grupet e tjera

11 orë më parë
Ngujimi i minatorëve, kërkohen veprime urgjente dhe hetim për gjendjen e krijuar në Trepçë

Ngujimi i minatorëve, kërkohen veprime urgjente dhe hetim për gjendjen e krijuar në Trepçë

11 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH