Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij është e hapur nga sonte për bisedime për formimin e institucioneve të vendit.
“LDK është e hapur për bisedime. E heq pezullimin që sonte. Nuk ka kurrfarë marrëveshje deri më tani. Për LDK-në nuk mund një parti t’i ketë të gjitha”- tha Abdixhiku.
“Për marrëveshje të mirë LDK duhet t’i ketë të gjitha votat por ende nuk kemi marrëveshje prandaj nuk mund të kërkoj votën e deputetëve. Për marrëveshje të mirë nuk besoj që do mungojë ndonjë votë”- tha ai ndër të tjera.


























