Deputetja e zgjedhur Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas rizgjedhjes së Lumir Abdixhikut në krye të partisë, duke thënë se ndonëse ishte në mesin e delegatëve që kërkuan ndryshim, vendimi i shumicës duhet respektuar.
Bajrami bëri të ditur se ishte njëra nga 152 delegatët që votuan për ndryshim në LDK, ndërsa 170 delegatë mbështetën një qëndrim tjetër.
“Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe. Në shtëpinë e demokracisë, gjithmonë fiton demokracia. Urime, LDK!”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Lumir Abdixhiku u rizgjodh të enjten kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi mori mbështetjen e shumicës së delegatëve në Kuvendin Zgjedhor të partisë.


























