Zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë sekretarin e shtetit Marco Rubio dhe vet presidentin amerikan Donald Trump, kanë thënë se marrëveshja me Iranin është afër përfundimit dhe se negociatat po zhvillohen mirë.
Gjithashtu, për herë të parë, janë publikuar detaje rreth asaj se çka mund të përmban marrëveshja mes Washingtonit dhe Iranit.
Sipas raporteve marrëveshja përfshinë zgjatje 60 ditore të armëpushimit, rihapjen e ngushticës së Hormuzit , ngritjen e bllokadës amerikane të porteve iraniane dhe zotimin e Teheranit që kurrë nuk do të zhvillon arme bërthamore dhe se do të negocion rreth çdo pjese të programit civil bërthamor, përfshirë pasurimin e uraniumit.
Gjithashtu pritet që SHBA do të negocion me vendet tjera për t’u siguruar se fondet e bllokuara iraniane do t’i vihen përsëri në dispozicion Teheranit përderisa forcat amerikane do të mbesin në rajon edhe së paku 2 muaj të tjerë.
Megjithatë mediumet iraniane, të cilat gjithashtu thanë se ka pasur përparime në negociata, thonë se Teherani, deri më tani, nuk ka dhënë kurrfarë zotimi rreth programit bërthamor apo zhvillimit të armeve bërthamore të Iranit.


























