Rastet ku personat për arsye të ndryshme dëmtojnë biznese, nuk janë të pakta në vendin tonë, gjë të cilat shkaktojnë edhe panik te punëtorët gjithashtu edhe pronarët e kompanive. Një rast i fundit ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gjurkovc të Shtimes rreth orës 21:40, raporton KosovaPost.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se një i dyshuar ka hyrë në brendi të objektit se ku ka qenë pompa e benzinës duke kërcënuar me armë zjarri.
Përmes armës, i dyshuari ka arritur të grabis 1400 euro nga arka dhe më pas ka ikur bashkë me paratë.
Me tu informuar lidhur me rastin, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes por nuk ka arritur ta kap të dyshuarin dhe rasti po vazhdon të hetohet./KosovaPost/