Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kurti uron Ditën e Boshnjakëve: Kontributi i tyre, pjesë e historisë dhe së ardhmes së Kosovës

    Kurti uron Ditën e Boshnjakëve: Kontributi i tyre, pjesë e historisë dhe së ardhmes së Kosovës

    Specialja e refuzon kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për largimin ose zëvendësimin e gjykatësit Giju

     Wikipedia ndryshon përshkrimin e Hashim Thaçit, hiqet formulimi “krimínel lufťe i dënuar”

    Protesta vazhdon edhe nesër në Prishtinë

    “Jo në emrin tim”, për të 13-tën natë protestohet kundër aktgjykimit të Speciales

    KEDS-i vazhdon investimet në rrjet, tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

    Senati italian miratoi ligjin për futjen e energjisë bërthamore në sistemin energjetik

    Senati italian miratoi ligjin për futjen e energjisë bërthamore në sistemin energjetik

    Erdogan: Turqia mund të ndajë rrugët me BE-në nëse është e nevojshme

    Erdogan: Turqia nuk do të tërhiqet nga mbështetja për p@lestinezët

    ARKEP: Nga tetori mund të ndërroni operatorin dhe ta ruani numrin e telefonit

    ARKEP: Nga tetori mund të ndërroni operatorin dhe ta ruani numrin e telefonit

    Haxhiu: Kosova e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zj@rreve dhe në kërkim-shpëtim

    Haxhiu: Secilit qytetar të Republikës së Kosovës i dhemb ajo që ka ndodhur në Hagë

    Identifikohen mbetje mortore të dy personave, s`janë nga Grupi i Intelektualëve

    Identifikohen mbetje mortore të dy personave, s`janë nga Grupi i Intelektualëve

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Si i përdor Rusia kishat për të zgjeruar ndikimin në Ballkan?

05 Nëntor 2024, 10:33
në Lajme, RAJON
Si i përdor Rusia kishat për të zgjeruar ndikimin në Ballkan?
Share on FacebookShare on Twitter

A janë kishat ortodokse në Ballkan pjesë e “perandorisë së padukshme” të Rusisë? Një tregues i fuqishëm është pozicionimi i kishave të rajonit midis dy poleve të botës ortodokse – Patriarkanës së Moskës dhe Patriarkanës Ekumenike me seli në Stamboll. Kjo ndarje sidomos u bë e dukshme  pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, kur dy kisha luftonin për njohje – e para ishte Kisha Ortodokse e Ukrainës, e mbështetur nga shteti, ndërsa e dyta ishte Kishës Ortodokse Ukrainase – Patriarkana e Moskës. Kjo e dyta u ndalua nga Parlamenti ukrainas në gusht 2024 për shkak të veprimeve të saj në përputhje me agjendën e Kremlinit.

Në vend që të njohin Kishën Ortodokse të Ukrainës si autoritetin e vetëm fetar të njohur nga shteti, kishat serbe, bullgare, maqedonase dhe shqiptare kanë zgjedhur të mbështesin Kishën pro-ruse.

Kisha e fundit që njohu instalimin religjioz të Rusisë në Ukrainë ishte Kisha Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit. Vendimi u mor vetëm një muaj pasi Parlamenti në Kiev e ndaloi funksionimin e saj. Me këtë akt, Kisha në Shkup rrezikon të mos marrë njohjen e pavarësisë nga Patriarkana Ekumenike me seli në Stamboll, e pozicionuar kundër ndikimit të Rusisë nëpërmjet religjionit. Në vitin 2019 Patriarkana Ekumenike njohu Kishën Ortodokse të Ukrainës, duke i dhënë kështu një goditje diplomacisë kishtare ruse. Duke hyrë në këtë mosmarrëveshje mes dy qendrave të Ortodoksisë Lindore, Kishës Ruse dhe Patriarkanës Ekumenike, Kisha Maqedonase bëhet peng në një proces që nuk dihet se si do të përfundojë.

“Me këtë veprim, ajo rreshtohet drejtpërdrejt në anën e Kishës Ruse dhe mban anën kundër Patriarkanës Ekumenike”, thotë për The Geopost Nikollaj Krastev, gazetar nga Sofja dhe njohës i mirë i rrethanave gjeopolitike. “Edhe pse është në pritje të njohjes saj, Kisha Maqedonase vendosi të shprehë mbështetjen për Kishën Ukrainase pro-Ruse, një lëvizje që hap shumë pikëpyetje për vendin e saj në botën ortodokse. Kjo padyshim do të dëmtojë planet e Kishës Maqedonase për të marrë njohjen e shumëpritur nga Patriarkana Ekumenike, në mënyrë që ajo të bëhet një kishë vërtet e barabartë në familjen e kishave të tjera ortodokse”.

E panjohur nga Kisha Serbe, Kisha Maqedonase nga viti 2017 është në proces të marrjes së njohjes nga Patriarkana Ekumenike në Stamboll. Por, me këtë vendim, kjo njohje vihet në rrezik dhe e kthen sërish në sferën e ndikimit kishtar të Beogradit dhe Moskës.

“Kisha Maqedonase humbi shansin e saj të rreshtohet në anën e drejtësisë në këtë luftë, e cila ka shumë aspekte dhe elementi kishtar i paraprin asaj. Ndikimi i “botës serbe” në hapësirën post-jugosllave çoi në ndryshimin e qeverive në Mal të Zi dhe Maqedoni, të cilat gravituan (pa)vullnetarisht në Beograd dhe prej andej në Moskë”, vlerëson Krastev.

Sipas tij, ndikimi kishtar rus dhe serb do të rritet, sepse Patriarkana e Moskës dhe Beogradit e kthejnë Kishën në Shkup në një pion në tabelën kishtare të shahut.

Marjan Nikollovski, një analist nga Shkupi i çështjeve kishtare në rajon, thotë për The Geopost se Kisha Ruse mendon në mënyrë imperialiste territorialе.

“Në këtë kontekst ishte një nga deklaratat e fundit të patriarkut rus – çdo territor i ish-Bashkimit Sovjetik është juridiksion i Kishës Ruse dhe ajo ka pushtet mbi të. Kështu që Kisha Ruse nesër mund të krijojë një kishë autoqefale, autonome dhe të pavarur, por brenda kufijve të saj federativ. Ky është modeli i një federate kishash”, thotë Nikolovski.

Sipas tij, të njëjtin model të federatës kishtare Rusia tenton ta zbatojë edhe në rajon, ku territorin e ish-Jugosllavisë e vendos nën juridiksion të Kishës Ortodokse Serbe. “Kisha Serbe tashmë i ka dhënë një njohje të rreme Kishës Maqedonase. Kjo është arsyeja e përpjekjes për të penguar një njohje nga Patriarkana Ekumenike, në mënyrë që Kisha Maqedonase të mbetet një çështje e brendshme e Kishës Serbe. Pra, të mbetet një kishë autoqefale brenda juridiksionit të Kishës Serbe. Sipas këtij modeli të një federate kishash, nesër mund të ketë një Kishë Ortodokse Autoqefale Malazeze dhe madje edhe një Kishë Ortodokse Autoqefale Kosovare, natyrisht brenda federatës së Kishës Serbe”, thotë Nikolovski.

Analisti Krastev rikujton se kisha serbe dhe kishat ruse ishin kundër pavarësisë së Kishës Maqedonase dhe për vite me radhë qëndruan në anën e Beogradit, e jo të Shkupit. Sipas tij, ndikimi rus në ortodoksinë maqedonase po rritet dhe se kjo ndikon në sjelljen e saj në botën ortodokse.

“Pyes veten se cila do të ishte sjellja e Kishës Maqedonase për zgjidhjen e çështjes së kishës malazeze? Se ku po shkon Kisha Maqedonase në këtë lojë komplekse diplomatike kishtare është shumë herët të thuhet, por shenjat e para tregojnë se kthesa drejt Beogradit dhe Moskës është në drejtim të gabuar”, nënvizon Krastev.

Në të kaluarën Kisha Maqedonase në disa raste nuk ka fshehur simpatitë për Rusinë. Në janar të vitit të kaluar në Maqedoninë e Veriut qëndroi Peshkopi Antoni, njeriu i dytë i Kishës Ortodokse Ruse. Përveç takimeve, ai mbajti edhe një liturgji të përbashkët me kryepeshkopin maqedonas Stefan. Po në janar të vitit 2023, një delegacion i zyrtarëve kishtarë nga Rusia, të shoqëruar nga ambasadori rus në Shkup, Sergej Bezdnikin, vizituan selinë e Kishës Maqedonase në Shkup.

Ndikimi i Rusisë përmes kishës ortodokse në Ballkan është i madh dhe pa kosto të lartë. Përveç ndikimit, zyrtarë kishtarë shpesh janë kapur duke kryer edhe aktivitete spiunazhi, shkruan gazeta express.Në shtator të vitit 2023 Maqedonia e Veriut dëboi përfaqësuesin e Kishës Ruse, Vasian Zmeev, për shkak të aktiviteve të spiunazhit në këtë vend. Të njëjtën gjë bëri edhe Bullgaria, ku prifti rus Zmeev vepronte si përfaqësues kishtar i Patriarkanës së Moskës në Sofje.

Etiketat: BallkanikishatRusia
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Frikë nga Rusia? NATO kërkon 40.000 ushtarë shtesë nga Gjermania

Frikë nga Rusia? NATO kërkon 40.000 ushtarë shtesë nga Gjermania

1 vit më parë
Konflikti me Rusinë, Europa “blindon” Detin e Zi

Konflikti me Rusinë, Europa “blindon” Detin e Zi

1 vit më parë
Zelensky: Rusia i ka mbledhur 50.000 trupa për një ofensivë kundër Ukrainës

Zelensky: Rusia i ka mbledhur 50.000 trupa për një ofensivë kundër Ukrainës

1 vit më parë
Projektligji i Senatit Amerikan mund të shk*atërrojë Rusinë, por edhe të dëmtojë BE

Projektligji i Senatit Amerikan mund të shk*atërrojë Rusinë, por edhe të dëmtojë BE

1 vit më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH