Ish kryenegociatorja për Kosovën Edita Tahiri, ka reaguar ndaj analistëve që po mbrojnë idenë e “Ballkanit të Hapur”, shkruan Kosova Post.
Sipas Tahirit, a ata po e harrojnë historinë e luftërave dhe gjenocideve në Ballkan.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se nuk mund të flitet për hapje, kur Serbia nuk është e hapur ndaj të kaluarës së saj:
“Disa analistë janë vënë në shërbim të mbrojtjes së idesë së ‘Ballkanit të hapur’ me një qasje që harron historinë e luftërave dhe gjenocideve në Ballkan. Kjo qasje me apo pa dashje dëmton viktimat dhe mbron agresorin. Si mund të flasim për ‘hapje’ kur Serbia nuk është e hapur ndaj të kaluarës së saj agresore dhe mohon gjenocidet!”/KosovaPost/