Ukraina ka hyrë sot në ditën e 15-të të luftës me Rusinë. Deri më tani përparimi Rus drejt Kievit është ngadalësuar ndjeshëm nga ukrainasit të cilët po tregojnë një rezistencë të pashembullt ndaj pushtuesve.
Ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë kanë mbërritur në Turqi për të zhvilluar bisedime paqeje.
Një repart materniteti dhe një repart për fëmijë janë shkatërruar në një sulm ajror rus në një spital në qytetin jugor të Mariupolit, thonë zyrtarët atje.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quan sulmin ndaj objektit një “krim lufte”. “Shkatërrimi është kolosal,” thotë këshilli i qytetit.
SHBA paralajmëron se Rusia mund të planifikojë një sulm kimik ose biologjik në Ukrainë.
Ligjvënësit amerikanë kanë miratuar një plan ndihme prej 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën, ndërsa FMN ka miratuar 1.4 miliardë dollarë financime emergjente.
Moska ka pranuar përdorimin e armëve termobarike në konfliktin që ndërkohë po numëron 1300 të vdekur, për Ukrainën “është gjenocid”, UNICEF regjistron më shumë se një milion fëmijë refugjatë. Kina akuzon NATO-n se po e shtyn Rusinë në konflikt. Çernobili mbetet pa energji elektrike, por për Aiea nuk ka asnjë “rrezik sigurie”. Humbi edhe kontakti me uzinën e Zaporizhzhia. Nga ana tjetër Pentagoni refuzon kalimin e avionëve polakë në Kiev.
Ushtria ukrainase nisi një kundërsulm kundër forcave ruse për të mbrojtur kryeqytetin e Kievit, tha transmetuesi publik ukrainas Suspline duke cituar një këshilltar të ministrit të Brendshëm.
“Nata ishte mjaft e vështirë, por në përgjithësi mund të themi se ushtria ukrainase kundërsulmoi pranë Kievit”, citohet të ketë thënë Vadym Denysenko.
“Ne rreshtuam pesë tanke. Në mëngjes u dëgjuan beteja artilerie në Kiev në periferi perëndimore. Tani ka beteja. Nuk ka ende informacion të mëtejshëm të detajuar,” shtoi ai.
Takimi mes ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar pa asnjë rezultat në Antalia, ndërkohë që lufta vazhdon intensive në terren me rusët që po bombardojnë civilët në disa qytete dhe ukrainasit që po shkatërrojnë autokolona të tëra tankesh pushtuese.abc.news.