Një skandal ka ndodhur para derbit të 180-të mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit, në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Serbisë.
Para fillimit të ndeshjes, tifozët e Partizanit kanë brohoritur në mbështetje të Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë serbe, i dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
🫡
🔴⚪️ #fkcz pic.twitter.com/n0IwG1NDTu
— FK Crvena zvezda (@crvenazvezdafk) September 6, 2026
Situata u përshkallëzua edhe më tej në stadiumin “Rajko Mitiq”, ku u mbajt një minutë heshtje në nderim të tij, e shoqëruar edhe me koreografi nga tifozët.
Mlladiq është dënuar në Hagë për përgjegjësinë e tij në disa nga krimet më të rënda të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë, ku u vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë.
Pamjet dhe veprimet e tifozëve kanë shkaktuar reagime të ashpra, duke rikthyer edhe një herë në vëmendje atmosferën e tensionuar që shoqëron derbin më të madh të futbollit serb.


























