24 marsi i vitit 1999 shënon fillimin e bombardimeve të NATO-s kundër policisë dhe ushtrisë serbe.
19:45 shënonte ora kur filluan të bien bombat e para të Aleancës Veriatlantike.
Ato kishin për qëllim që njëherë e përgjithmonë të ndalej gjenocidi i Serbisë mbi popullsinë civile.
Urdhri për fillimin e bombardimeve u dha nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.
Një natë para ai mbajti një fjalim para popullit amerikan.
Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.
“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por, presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”.
Bombardimet e NATO-s mbaruan pas 78 ditësh, kur më 9 qershor u arrit “Marrëveshja e Kumanovës”, që njihet ndryshe edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviq dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë tërheqjen nga Kosova.