Sot nis akreditimi i vëzhguesve për partitë, OJQ-të dhe mediat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar me zbatimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara për 7 qershor, duke aktivizuar fazat kyçe të përgatitjes së procesit zgjedhor.

 

Sipas këtij plani, nga dita e sotme ka nisur periudha për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike, ndërkohë që paralelisht zhvillohet edhe procesi i akreditimit për vëzhguesit e organizatave joqeveritare dhe përfaqësuesit e mediave. Ky afat do të jetë i hapur deri më 30 maj, duke ofruar gjithsej 26 ditë për aplikim.

Në të njëjtën kohë, të gjitha partitë politike të regjistruara në vend janë të obliguara të njoftojnë KQZ-në nëse do të marrin pjesë apo jo në këto zgjedhje.

Afati për këtë procedurë, përfshirë edhe deklarimin për pjesëmarrje eventuale në koalicione, është përcaktuar deri më 7 maj.

Ndërkaq, fushata zgjedhore pritet të nisë më 28 maj, duke shënuar hyrjen në fazën më intensive të garës politike.

Sipas vlerësimeve zyrtare, kostoja totale e organizimit të këtyre zgjedhjeve pritet të arrijë rreth 10.8 milionë euro.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish