Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet sot me ambasadorët e vendeve Quinte – SHBA, Britaninë e Madhe, Francë, Itali dhe Gjermani, si dhe me kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian, transmeton Kosova Post.
Siç u njoftua nga kabineti i Vuçiqit, takimi fillon në orën 13 pasdite në ndërtesën e Presidencës. Pas takimit do të lëshohet një komunikatë për media.
Ndryshe, Presidenti Vuçiq, ka pritur në takim Ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mubarak Al Daheri.sh.o./KosovaPost/