Sipas të dhënave të publikuara nga Cloudflare, TikTok u bë uebfaqja më e klikuar në botë në vitin 2021, duke ia kaluar edhe Google, transmeton Kosova Post.
Cloudflare, një kompani e sigurisë së rrjetit, njoftoi se TikTok, një rrjet social në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, arriti kulmin për herë të parë më 17 shkurt.
Pas 10 gushtit, rrjeti social TikTok është bërë uebfaqja liderë gjatë gjithë vitit 2021, sidomos në tetor e nëntor.
Vitin e shkuar, Google ishte lider, bashkë me shërbimet tjera si Maps, Translate e News. Facebooku, Amazoni e Netflix ishin para TikTok, që ishte i shtati.
Por sivjet, TikToku shpërtheu. Në shtator, TikToku njoftoi se ka pasur një miliard vizita në muaj. Sivjet aplikacioni i TikTokut u bë më i shkarkuari në botë./KosovaPost/.