Katër raste të dhune janë raportuar brenda 24 orëve, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit të policisë rastet kanë ndodhur në Ferizaj, Suharekë dhe Skenderaj.
“Ferizaj 17.08.2021 – 22:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psikike nga djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar. Sipas ankuesit i dyshuari ka probleme psikike por nuk ka pranuar tretman përkatës mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.
Suharekë 18.08.2021 – 10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.
Suharekë 18.08.2021 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht dhe kishte kanosur babin e tij viktimën mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Skenderaj 17.08.2021 – 10:00. Viktima femër kosovare përmes telefonit ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit për veprimet e mëtejme.”./KosovaPost/