Kosova po voton. S’kanë mbetur edhe pak orë, deri në përfundimin e afatit, përkatësisht të mbylljes së vendvotimeve, transmeton Kosova Post.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në llogarinë e saj rrjetin social Facebook, ka ftuar qytetarët që të ushtrojnë masivisht të drejtën e votës.
“Të dashura qytetare dhe qytetarë të Republikës së Kosovës, edhe më pak se dy orë na ndajnë nga mbyllja e vendvotimeve. Pjesëmarrja juaj bën dallim thelbësor në çdo proces zgjedhor.
Ju ftojmë që masivisht të ushtroni të drejtën tuaj! Çdo votë ka vlerë të madhe për jetën e të gjithëve”, thuhet në këtë thirrje inkurajuese./KosovaPost/