Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Pejë.
Sipas raportit 24-orësh së Policisë, disa persona të panjohur kanë hyrë në banesën e viktimës (mashkull kosovar) nga ku kanë vjedhur një kasafortë ne të cilën kishte pasur një shumë të konsiderueshme parash.
Policia njoftoi se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe nga aty kanë vjedhur një kasafortë, në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme parashë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.


























