Policia e Kosovës e ka gjobitur një person me 400 euro dhe ia ka marrë patentë shoferin për gjashtë muaj, pasi e drejtonte veturën duke mbajtur fëmijën në prehër.
Në njoftimin e Policisë, po ashtu bëhet e ditur se shoferi është dënuar edhe me pesë pikë negative.