VV kërkon seancë të Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesë për mbajtjen e një seance të Kuvendit të Kosovës të hënën, më 5 tetor, në orën 09:00.

Në rend dite pritet të jetë edhe nisma ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Para seancës plenare, Komisioni për Legjislacion do të mblidhet në orën 08:00, ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish