Zyrtari i VV-së nga Shqipëria, Arbër Zaimi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës.
Zaimi ka shkruar në Facebook se Gjykatën Speciale në Kosovë e ka sjellë PDK-ja me ndihmën e LDK-së duke dhunuar LVV-në.
Tutje ka shkruar Zaimi se ‘PDK-ja është parti hipokritësh…’
Ai ka thënë se sa për trima, populli u’a ka tregu vendin.
Reagimi i plotë:
Gjykatën Speciale në Kosovë e ka prurë PDK-ja, me ndihmën e LDK-së dhe duke dhunuar VV-në e cila ka qenë kundër.
PDK-ja është parti hipokritësh, të cilët sot flasin për patriotizëm, por faktikisht jo shumë kohë më parë kanë shkuar për homazhe te lapidaret e serbëve ku shkruhet “viktima të terroristëve shqiptarë”. E sa për që janë trima, populli ua ka treguar vendin.