Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pas bisedës telefonike me kryeministrin britanik, Rishi Sunak, e falenderoi në Twitter për përkrahjen e tij.
“Përkrahja gjithmonë e fuqishme e Mbretërisë së Bashkuar tash është e padepërtueshme për sfida. Në një bisedë me kryeministrin Rishi Sunak, e falenderova për vendimet që jo vetëm do të na fuqizojnë në betejë, por gjithashtu do të dërgojnë sinjal të mirë dhe të duhur te partnerët tjerë”, shkruan Zelensky.