Në parlament është duke vijuar seanca. Deputetët e kanë hapur diskutimin rreth çështjes së marrëveshjes së fundit në Bruksel, përkatësisht marrëveshjes për targat, transmeton Kosova Post.
“Tre diskutantë u morrën intensivisht me marrëveshjen, dhe secili prej tyre përhapi të pavërteta dhe shpifje rreth saj.”
Ai tha që veprimet kanë qenë tërësisht të koordinuara dhe se vendimi për vënie të reciprocitetit për sa u përket targave u është komunikuar me kohë:
“Ky vendim i është komunikuar si bashkësisë ndërkombëtare ashtu edhe opinionit vendor, qysh më datë 9 shtator 2021 domethënë 12 ditë para marrjes së vendimit.”
Ai po ashtu theksoi faktin se për dy dekada Serbia ka lëshuar targa për qytetet e Republikës së Kosovës, por kjo e fundit nuk i ka cilësuar ato si legale.
“Ata të cilët i kanë parë marrëveshjet paraprake si të mira, s’kanë si e shohin këtë marrëveshjes si të mirë dhe ata të cilët i kanë parë marrëveshjet paraprake si të këqija, nuk kanë si ta shohin këtë marrëveshje si të keqe!”
Debati është përndezur me akuza nga opozita dhe me kundërargumente nga pozita./KosovaPost/