Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka dhënë detaje për aksionin e sotshëm të Policisë së Kosovës për rastin “Brezovica, ndërsa ka konfirmuar edhe arrestimi e tri personave ish- zyrtarë ministror, shkruan Kosova Post.
Tutje ka shkruar Sallahu në Facebook, se aksioni i sotëm ‘Brezovica’ , ka rezultuar edhe me tre arrestime të në mesin e të cilave janë edhe tre ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Ai ka njoftuar gjithashtu se katër të tjerë të arrestuar janë pronar të kompanive ndërtimore.
“Vazhdimi i hetimeve për aferën “Brezovica” ka çuar sot në arrestimin e edhe të 7 personave të tjerë, 3 nga të cilët ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe 4 pronarë të kompanive ndërtimore. Ndërkohë, janë kryer po ashtu edhe dhjetëra bastisje në disa qytete të vendit tonë lidhur me rastin dhe provat për të dyshuarit”, ka Sallahu në Facebook.
Postimi i plotë:
Vazhdimi i hetimeve për aferën “Brezovica” ka çuar sot në arrestimin e edhe të 7 personave të tjerë, 3 nga të cilët ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe 4 pronarë të kompanive ndërtimore.
Ndërkohë, janë kryer po ashtu edhe dhjetëra bastisje në disa qytete të vendit tonë lidhur me rastin dhe provat për të dyshuarit.
Sot, si Qeveri me përkushtim maksimal për luftim të krimit dhe korrupsionit në çdo sferë, jemi të bindur se vendin tonë do ta kthejmë kah e mbara. Vetëm kështu garantohet shteti i së drejtës të cilin patjetër që do ta bëjmë.