Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Punime të domosdoshme: KEDS-i tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Abdixhiku: LDK është e hapur për bisedime për formimin e institucioneve të vendit, e heq pezullimin që sonte

    Ditmir Bushati kundër konsullatës serbe në Shkodër: Vendim i gabuar strategjikisht dhe politikisht

    21 të akúzuar për kríme lúfte dalin nesër para gjykatës

    Arabia Saudite organizon takim ndërkombëtar për të krijuar aleancë shumëkombëshe të mbrojtjes detare në Bab al-Mandab

    Sinani akuzon Serbinë për diskríminim në punësimin e shqiptarëve

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim te Osmani

    Lumir Abdixhiku qëndron në krye të LDK-së

    Deputetja Pacolli për faljen e borxhit nga Liburn Aliu: Le të shkojë Prokuroria ta hetojë rastin

    Pacolli: Aksioni do të vazhdojë në gjithë Kosovën, s`ka kompromis me pronën

    23 ditë protestë në Shqipëri

    Dy muaj në protestë! Qytetarët nisin tubimin në ditën e 61-të

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Apeli kthen për herë të pestë në rivendosje rastin e sekuestrimit të pronës milionëshe në Veternik

31 Gusht 2025, 17:13
në Lajme
Apeli kthen për herë të pestë në rivendosje rastin e sekuestrimit të pronës milionëshe në Veternik
Share on FacebookShare on Twitter
Gjykata e Apelit e kthyer për herë të pestë në rivendosje çështjen e sekuestrimit të pronës milionëshe në Veternik, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë më 15 maj 2024 kishte refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për lëshimin e urdhrit ndalues përfundimtar.

“Me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ankesës së përfaqësuesve të autorizuar të palëve të dëmtuara Gyrsel Sadiku e Nexhat Sadiku, av.Bedri Abdullahu, av.SarandaKeqekolla Sadiku dhe av.Florim Shefqeti dhe sipas detyrës zyrtare anulohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë- Departamenti i Përgjithshëm, PN.nr.251/22 datë 15.05.2024, dhe lënda i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rivendosje”, thuhet në vendimin e 31 korrikut 2025, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Prona rreth 3 hektarëshe, për të cilën “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar më 13 shtator 2021, dhe kishte zhvilluar debat në emisionin “Tempus”, dyshohet se iu është marrë Nexhat dhe Gursel Sadikut përmes “mashtrimit” dhe dokumenteve të falsifikuara. Për këtë po hetohen Ylber Hyseni dhe Afrim Gashi.

“Betimi për Drejtësi”, më 26 tetor 2024, publikoi hulumtimin “Misteri i zarfit nga Serbia “provë e dyshimtë” për pronën milionëshe”. Ndërsa, paraprakisht, më 6 prill 2024, kishte publikuar hulumtimin “Beteja” për pronën milionëshe në Veternik”, ku tregohej se si çështja e sekuestrimit të pronës kishte shkuar sa në shkallë të parë, sa në shkallë të dytë dhe nuk është marrë një vendim përfundimtar, gjersa dëmi po rritet.

Gjykata Themelore në Prishtinë me aktvendimin e 15 majit 2024 e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për lëshimin e urdhrit ndalues përfundimtar të pronës së paluajtshme më 24 maj 2024, të plotësuar dhe përmirësuar më 22 mars 2024 ndaj të dyshuarit Ylber Hyseni për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “Mashtrimi”, me të cilën Prokuroria ka kërkuar ndalimin/sekuestrimin e përkohshëm të parcelës kadastrale me sipërfaqe prej 2.88.29 ha në Veternik.

Kundër këtij aktvendimi, brenda afatit ligjor ka parashtruar ankesë prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë për shkak të shkeljes së të drejtës procedurale që ka për qëllim garantimin e të drejtës dhe sheljes esenciale të dispozitave të procedurës penale, me propozim që Gjykata e Apelit ta aprovojë kërkesën e përmirësuar dhe të ndryshohet vendimi i 15 majit 2024, dhe të urdhërohet sekuestrimi i përkohshëm i pronës së paluajtshme të evidentuar si në kërkesë.

Po ashtu, ankesë kanë parashtruar edhe përfaqësuesit e autorizuar të palëve të dëmtuara Gursel dhe Nexhat Sadiku, avokatët Bedri Abdullahu, Saranda Keqekolla-Sadiku dhe Florim Shefqeti, për shkak të shkeljes së procedurës penale, shkeljes së të drejtës materiale, vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike dhe mosrespektimit të vërejtjeve të përsëritura të Apelit.

Avokatët kanë kërkuar që të ndryshohet vendimi i 15 majit 2025 dhe të aprovohet kërkesa e Prokurorisë e 7 nëntorit 2022 dhe kërkesa plotësuese e 9 dhjetorit 2022, dhe të urdhërohet sekuestrimi i përkohshëm i pronës së paluajtshme të evidentuar si në kërkesë.

Kurse, Prokuroria e Apelit përmes një parashtrese ka kërkuar që ankesa e Prokurorisë dhe palëve të dëmtuara të aprovohen si të bazuara, kurse aktvendimi i ankimuar të ndryshohet apo të anulohet dhe rasti të kthehet në rigjykim.

Gjykata e Apelit, për herë të pestë ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë ka vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore, duke thënë se dispozitivi i aktvendimit nuk është i qartë, është konfuz dhe i mangët, si dhe në kundërshtim në mes vete.

“Mirëpo shkelja që kushtëzon anulimin e aktvendimit të ankimuar qëndron në atë se, gjykata nuk i ka shqyrtuar drejtë të gjitha shkresat e lëndës, ku fillimisht nuk ka vlerësuar drejtë dyshimin e bazuar se në rastin konkret pasuria e specifikuar a është pasuri që është fituar nga kryerja e veprës penale dhe mbi bazën e cilave dispozita ka ardhur në përfundim se në rastin konkret nuk kemi dyshim të bazuar”, thuhet në aktvendim.

Sipas Apelit, të dyshuarit po hetohen se kanë kryer veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes” dhe veprës penale “Mashtrimi”, çka sipas Apelit, nuk është e qartë se pse gjykata e shkalës së parë ka refuzuar kërkesën në rastin konkret dhe nuk iu është përmbajtur vërejtjeve dhe sugjerimeve të kësaj gjykate.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Punime të domosdoshme: KEDS-i tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

2 orë më parë
Abdixhiku: LDK është e hapur për bisedime për formimin e institucioneve të vendit, e heq pezullimin që sonte

Abdixhiku: LDK është e hapur për bisedime për formimin e institucioneve të vendit, e heq pezullimin që sonte

2 orë më parë
Ditmir Bushati kundër konsullatës serbe në Shkodër: Vendim i gabuar strategjikisht dhe politikisht

Ditmir Bushati kundër konsullatës serbe në Shkodër: Vendim i gabuar strategjikisht dhe politikisht

3 orë më parë
21 të akúzuar për kríme lúfte dalin nesër para gjykatës

21 të akúzuar për kríme lúfte dalin nesër para gjykatës

3 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH