Ditën e sotme po mbahet përpara Kryeministrisë protesta e 61-të. Fillimisht, si çdo pasdite, ata nisën të grumbulloheshin në sheshin “Skënderbej” e më pas marshuan drejt Kryeministrisë.
Gjatë 60 ditëve të fundit, protestat janë shoqëruar me tubime, marshime në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe thirrje të vazhdueshme për largimin e klasës politike.
Organizatorët kanë bërë të qartë se protesta nuk do të ndalet, duke theksuar se do të vijojë çdo ditë derisa, sipas tyre, të realizohen kërkesat për largimin e qeverisë dhe ndryshimin e klasës politike.


























