Një femër është arrestuar në Gjakovë nën dyshimet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Rasti ka ndodhur dje ku një grua ka raportuar se e dyshuara, femër kosovare, deri sa ishte duke punuar në shtëpinë e saj si pastruese, kishte vjedhur para.
“Në lidhje me rastin më 06.03.2023 është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi dyshohet se e njëjta gjersa ishte duke punuar si pastrues në shtëpinë e ankues femër kosovare, nga shtëpia i kishte vjedhur para”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.