Opinionisti Labinot Balaj në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, tha se KQZ-ja duhet të qëndroj indiferent karshi aspiratave të partive.
“Ajo që është evidente është që gjithmonë çdo parti orvatet të cenojë edhe të depërtoj te pavarësia e institucionit të KQZ-së, përherë, me instrumentalizuar këtë institucion. Lajmi është që ky institucion vetën nuk e përjeton shumë të pavarur. Në fakt nuk po e di që nuk është i pavarur”, tha Balaj.
Tutje, ai shtoi: “KQZ duhet të qëndrojë indiferentë karshi aspiratave të partive politike kushdo qofshin ato, dhe të fokusohet që vullneti i qytetarëve të ndërtohet në një frymë demokratike”.


























