Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovës dhe tensionet e kohëve të fundit në veri.
Ai ka deklaruar se siguria e Kosovës është shumë e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë, të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.
Ai tutje ka shprehur mbështetjen për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka shtuar se “sovraniteti dhe integriteti territorial është i patjetërsueshëm”.
“Ne mbështesim fuqimisht dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me njohje të ndërsjelltë dhe me respektim të minoriteteve sipas kushtetutës së Republikës së Kosovës. Një gjë është e sigurt. Sovraniteti dhe integriteti territorial është i patjetërsueshëm”.


























