Benjamin Imeri ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke fituar edhe duelin e shtatë në karrierë.
Imeri kishte premtuar para përballjes me Vanja Dumitrov se po futej në ring vetëm për fitore dhe këtë e arriti dhe atë qysh në raundin e parë.
Pamjet tregojnë më së miri se boksieri serb që ka shumë më shumë përvojë se boksieri ynë, nuk e kishte pritur një nivel kaq të lartë.
Imeri pas duelit është shprehur shumë i lumtur për këtë fitore, duke synuar që në nga dueli në duel në kategorinë gjysmë të rëndë, të ketë kundërshtar të nivelit më të lartë


























