Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Hoti: Serbia të mbahet përgjegjëse për të zhdukurit e luftës në Kosovë

    U nisën drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë, tre mërgimtarë humbin jetën në aksiďent

    Balaj: Bekim Sejdiu është figurë mbi partitë politike, nuk është politikan aktiv

    KEDS-i vazhdon investimet në rrjet, tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

    Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostradë

    PDK-ja: Nëse dështon Kurti, do të marrim iniciativën për të formuar Qeverinë

    PDK i drejtohet Deharit me kërkesë të re për seancë për nesër në ora 11:00

    Pas dështimit për të dytën herë me radhë, Kuvendi njofton për seancën e re konstituive

    Çfarë qëndrimi kanë partitë e komuniteteve joshumicë për kandidaturën e Sejdiut?

    KQZ-ja në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e UÇK-së të mund të votojnë

    Vetëm 80 ulëse në sallë për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Berisha kërkon heqjen e masës “arrest shtëpie”

    Berishës i del viza amerikane, zbardhet grupi që do të udhëtojë me të në SHBA

    Propozimi i Bekim Sejdiut për president, Aleanca nuk ka votë: S’kemi ndryshuar qëndrim

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Besnikëria e diasporës ndaj Kurtit

03 Mars 2025, 19:23
në Lajme
Besnikëria e diasporës ndaj Kurtit
Share on FacebookShare on Twitter

Jetojnë me mijëra kilometra larg, por ndikimi i tyre në zgjedhjet në Kosovë është i pamohueshëm. Nga Parisi në Milano, kosovarët jashtë vendit vazhdojnë të mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje dhe udhëheqësin e saj, Albin Kurti. Por, çka e nxit këtë besnikëri të tyre?

Për Hilmi Gashin, 55 vjeç, Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja parti në Kosovë, që, krahas elementeve të forta shtetformuese dhe të mbrojtjes së sovranitetit, ka në agjendë edhe çështje sociale.

Për t’i ofruar mbështetje kësaj partie, të udhëhequr nga kryeministri aktual, Albin Kurti, ai udhëtoi nga Zvicra në Kosovë dhe votoi në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Lëvizja Vetëvendosje ka një agjendë sociale për mbrojtjen e nënave, grave, të rinjve dhe pensionistëve. E mbështet një ekonomi tregu me elemente sociale dhe e lufton korrupsionin”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Gashi, i cili tash e 33 vjet jeton në një qytezë në Kantonin e Bernit, thotë se e ka gjetur veten te programi i kësaj partie, edhe për faktin se ai vetë udhëheq një sindikatë që avokon për të drejtat e të rinjve, grave dhe imigrantëve.

Te synimet e Vetëvendosjes thotë se sheh “një shtet që ofron shërbime cilësore për qytetarët e tij – qoftë në shëndetësi, arsim apo administratë”.

“Vetëvendosje e ka ngritur Kosovën në agjendën politike jo si një shtet që pranon urdhra nga lart, por si një partner i barabartë në tryezë”, thotë Gashi.

“Për mua është e rëndësishme që kur vij në Kosovë, të pritem në kufi si njeri, e jo të plaçkitem. Këto gjëra më bëjnë të ndihem mirë, sepse vërehet përmirësim”, thotë mbështetësi i kamotshëm i Vetëvendosjes.

Për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, në diasporë u regjistruan afro 105 mijë votues kosovarë, prej të cilëve votuan rreth 80.000 – disa në përfaqësi diplomatike, disa me postë.

Nga numërimi i shumicës së votave nga diaspora, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm, kundrejt Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ngjashëm edhe në zgjedhjet e para katër vjetëve, Vetëvendosje siguroi mbi 80 për qind të votave të diasporës.

Votues i kësaj partie, edhe atëherë, edhe tash, ishte Izet Dushi, i cili prej vitesh jeton në Halmstad të Suedisë.

Pensionisti 80-vjeçar thotë se ka votuar me postë, i nxitur nga “qeverisja e pakorruptuar e Kurtit” dhe “politikat e tij”.

Ai përmend “mbështetjen e Qeverisë së Kurtit për studentët, rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe shtesat për fëmijë”, por thotë se në mënyrë të veçantë vlerëson përpjekjet për shtrirjen e autoritetit në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe.

“A ka më mirë se të lëvizësh lirshëm në atë pjesë”, thotë Dushi, i cili aktualisht gjendet për pushime në Kosovë.

“Lëvizja Vetëvendosje më e organizuar”
Lirim Krasniqi, nga organizata Germin në Kosovë, e cila merret kryesisht me çështje të diasporës, thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë më e angazhuar me mërgatën, gjatë fushatës parazgjedhore.

Sipas tij, ajo ka mbajtur më shumë takime me të, krahasuar me partitë tjera, dhe ka më shumë përfaqësues në shtetet ku është e përqendruar diaspora.

“Diaspora voton zakonisht për tema me rëndësi kombëtare, si politika e jashtme, dialogu me Serbinë, siguria dhe ushtria. Në këto çështje, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë shumë më e zëshme se partitë e tjera”, thotë Krasniqi.

Ai kujton se kjo parti, verën e kaluar, ka lansuar edhe një projekt për investime nga diaspora, që, siç thotë, mund të ketë shërbyer si shtysë për rreshtimin e saj pas Vetëvendosjes.

Për më tepër, votimi i diasporës në ambasadat apo konsullatat e vendeve ku jetojnë, u mundësua për herë të parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, kujton ai.

Por, sociologu Artan Muhaxhiri është në mesin e zërave më kritikë sa i përket votimit të diasporës.

Ai thekson se në aspektin ekonomik dhe zhvillimor të Kosovës, ajo ka rëndësi të madhe, por shton se jo të gjithë pjesëtarët e saj mund të jenë mirë të informuar për zhvillimet e brendshme në vend.

“Dikush që ka shkuar në pesë apo dhjetë vjetët e fundit mund të votojë, sepse ka potencial për t’u rikthyer në Kosovë. Por, nëse dikush ka shkuar që 20-30 vjet dhe është integruar atje, mendoj se nuk është krejtësisht e drejtë që të votojë për një sistem politik nga i cili nuk ndikohet”, thotë Muhaxhiri.

Gashit, i cili pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar në Zvicër, kjo i duket absurde.

Sipas tij, diaspora e Kosovës ka lidhje të ngushta me vendin e origjinës dhe ka të drejtë të shprehë mendimin e saj për zhvillimet politike në Kosovë.

“Se cila parti e udhëheq shtetin, është e dorës së dytë. Unë nuk ia jap votën se më pëlqen partia, por se punon”, thotë ai.

Si shumë të tjerë, Gashi thotë se prej vitesh dërgon para për familjarët në Kosovë, që për disa qytetarë përbëjnë të ardhurat kryesore.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se në periudhën janar – shtator të vitit të kaluar, Kosova ka pranuar remitenca në vlerë prej mbi një miliard eurosh, ndërsa në

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Hoti: Serbia të mbahet përgjegjëse për të zhdukurit e luftës në Kosovë

Hoti: Serbia të mbahet përgjegjëse për të zhdukurit e luftës në Kosovë

6 orë më parë
U nisën drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë, tre mërgimtarë humbin jetën në aksiďent

Balaj: Bekim Sejdiu është figurë mbi partitë politike, nuk është politikan aktiv

7 orë më parë
KEDS-i vazhdon investimet në rrjet, tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

8 orë më parë
Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostradë

Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostradë

8 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH