Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven. Në takim mes tjerash është diskutuar edhe për nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, përcjell KosovaPost.
Bislimi në platformën “X” ka bërë të ditur se me ambasadoren e re kanë folur edhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës.
“Kam pasur një takim mikpritës me ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe nevojën për heqjen e masave të BE-së kundër Kosovës. Mezi pres të punoj ngushtë me ju, Bambasador”, ka shkruar zëvendëskryeministri Bislimi.