Duke i krahasuar meshkujt dhe femrat, po rezulton se femrat janë më të predispozuara për tu prekur nga depresioni dhe ankthi.
Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 25% e grave në mbarë botën preken nga depresioni ndërsa meshkujt vetëm 10%.
Ankthi dhe depresioni janë shkaktarët kryesore për patologjitë kardiovaskulare te gratë. Sipas studimeve rezulton se 1/3 e grave në mbarë botën, vdes si pasojë e sëmundjeve kardiake dhe OBSH thekson se sot në botë shkaqet kardiake janë të parat që marrin jetën e tyre.
Dhe kjo nga ekspertët mirret sikur fakt i mirëqenë që tregon lidhjen e ngushtë mes shëndetit mendor dhe fizik.
Sipas tyre, gratë vuajnë më tepër nga i ashtuquajturi stresi psikosocial që karakterizohet nga mangësi dhe pakënaqësi ekonomike dhe profesionale. Përpos kësaj, grate kanë qenë edhe më të prekura nga dhuna, si ajo fizike, psiqike, seksuale, familjare, etj.
Prandaj, me 14 Shkurt në 180 vende të botës shoqëria civile manifestoi nën moton “Një milliard zëra kundër dhunës ndaj grave dhe fëmijëve”, pasi që fenomeni është mjaft i përhapur globalisht.
Principi kryesor është që çdo grua të ketë lirinë dhe të drejtën të vendosë mbi trupin, shëndetin dhe jetën e saj.