Njësitet e Specializuara të policisë sot kanë zhvilluar disa bastisje në komunat veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.
Këto bastisje ndërlidhen me shpërthimin që ndodhi mbrëmë në orët e vona në kanalin e Ibër-Lepencit.
Lidhur me këtë rast deri më tani tetë persona janë të arrestuar si të dyshuar lidhur me këtë rast.
Po ashtu gjatë bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar armë, pajisje ushtarake, si dhe prova tjera materiale lidhur me rastin.
Klan Kosova, konkretisht gazetari Besnik Tahiri, ka siguruar pamje nga Kampi i Njësisë Speciale “Enver Zymberi” në Shipol të Mitrovicës.
Policia e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, njofton Klankosova.tv
Aty detaje rreth bastisjeve po japin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.


























