Profesori universitar, publicisti Milazim Krasniqi, ka reaguar j deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ku thotë se Kosova është pjesë e Serbisë, transmeton Kosova Post.
“Mediet serbe sot transmetojnë këtë deklaratë të kobshme të Vuçiqit: “Serbia i ka kufijtë e vet dhe ata janë të pranuar në OKB dhe neve vetëm ata na interesojnë, duke përfshirë edhe Kosovën e Metohinë, si pjesë të Serbisë, në pajtim me rezolutën 1244. Pikë. Nuk do t’i kërkoj falje askujt më, kurrë më”, ka shkruar Krasniqi.
Ai e ka quajtur të kobshme deklaratën e Vuçiqit, ndërsa ka pyetur se si mund të jetë ky person favorit i SHBA-së e i BE-së.
“Pra, Kosova për të është Serbi dhe ai nuk pendohet për asgjë. Si mund të jetë ky person favorit i SHBA dhe BE në Serbi?!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook., ndërsa ka kërkuar nga këto dy shtet që të gjejnë dikë që është normal , që jeton në realitet
“E sigurt është që ka edhe shumë më të këqij se ky, por SHBA dhe BE duhet të gjejnë në Serbi dikend që është normal, që jeton në realitet”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Mediet serbe sot transmetojnë këtë deklaratë të kobshme të Vuçiqit: “Serbia i ka kufijtë e vet dhe ata janë të pranuar në OKB dhe neve vetëm ata na interesojnë, duke përfshirë edhe Kosovën e Metohinë, si pjesë të Serbisë, në pajtim me rezolutën 1244. Pikë. Nuk do t’i kërkoj falje askujt më, kurrë më.” Pra, Kosova për të është Serbi dhe ai nuk pendohet për asgjë. Si mund të jetë ky person favorit i SHBA dhe BE në Serbi?! E sigurt është që ka edhe shumë më të këqij se ky, por SHBA dhe BE duhet të gjejnë në Serbi dikend që është normal, që jeton në realitet.