Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike në Kosovë, Ambasadori Beqir Ismaili, ka pritur në takim Ambasadorin e Turqisë në Republikën e Kosovës Sh.T.Z. Sabri Tunç Angılı, përcjell Kosova Post.
Qëllimi i vizitës së ambasadorit të Turqisë Angılı, ishte që të njihet më për së afërmi me zhvillimet në Akademi.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike në Kosovës, Beqir Ismaili, e falënderoi ambasadorin Angılı për vizitën dhe njëherësh e vlerësoi këtë vizitë si shumë të rëndësishme.
Ambasadori Ismaili fillimisht i uroi mirëseardhje, e më pas e njoftoi për veprimtarinë e Akademisë, përfshirë të gjitha periudhat që nga themelimi e deri më sot.
Ai edhe njëherë shprehu falënderimet e tij për përkrahjen dhe ndihmat e vazhdueshme që ka dhënë shteti i Turqisë për popullin e Kosovës.


























