Drita ka arritur të kualifikohet ne çerekfinale të Kupës së Kosovës duke e mposhtur Dukagjinin vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt nuk solli fitues ashtu sikurse edhe vazhdimet, shkruan KosovaPost.
Gjatë ekzekutimit të penalltive më të saktë ishin vendasit që triumfuan me rezultat 5-4 dhe arritën të kualifikohen tutje.
Drita i bashkohet Drenicës, Vëllaznimit, Llapit dhe Malishevës në rrethin e tetë më të mirëve.
Edhe tre ndeshja kanë mbetur për t’u luajtur që kjo fazë e garave të kompletohet.


























