Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi të premten bisedë telefonike me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, duke thënë se Turqia po përpiqet të ndihmojë në përfundimin e tensioneve mes Iranit dhe SHBA-së, si dhe të konflikteve dhe krizave të ngjashme në mbarë rajonin, transmeton Anadolu.
Gjatë bisedës u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale.
Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë iniciativat e saj diplomatike të orientuara drejt paqes dhe theksoi se nuk do t’i pranojë kurrë sulmet që shënjestrojnë vendet vëllazërore në rajon.


























