Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është regjistruar një rast “intoksifikimi” me narkotikë, shkruan Kosova Post.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë. Këto janë detajet e raportit:
“Fushë Kosovë 06.04.2021 – 17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar të përdor lëndë narkotike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”/KosovaPost/