Mbështetja e madhe vjen gjithandej, nga e gjithë Kosova për kandidatin e AAK-së për deputetë, Faruk Nura, shkruan Kosova Post.
Ndonëse ai vjen nga komuna e Vitisë, ai nuk anashkalohet me mbështetje edhe nga qytetarët e komunave të tjera, meqë vlerësojnë se me vlerat që posedon dhe angazhimin serioz në të gjitha rastet për ndërtimin e shtetit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve pa dallim.
Si biznesmen i suksesshëm, por edhe si pjesë e qeverisë në vitet e kaluara, Nura ka arritur të bëjë gjithnjë më të mirën për vendin dhe popullin e tij.
I palodhshëm gjithnjë, vazhdon pa ndalur edhe në këto ditë të fushatës së bashku me strukturat e AAK-së, për të shpalosur programin qeverisës dhe zotimet e tij para qytetarëve për një përfaqësim të fuqishëm me njerëz kredibil për komunën e tij dhe realizimi i shumë projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së bashkëvendëseve por edhe qytetarëve anekënd Kosovës.
Nura, për ditë me radhë ka qenë pranë qytetarëve të qyteteve e fshatrave, ndërsa kudo që qëndroi ai mori përkrahje të fuqishme, për çka shprehet shumë mirënjohës, ndërsa premton se me të marrë mandatin e deputetit do ti qojë përpara projektet e programit të qeverisjes së AAK-së.
Nura, nuk ka anashkaluar as edhe fshatrat e komunës prej nga edhe vjen, duke shpalosur programin dhe synimet e tij si deputet i ardhshëm.
Ishte entuziazmues fakti, kur Nura me kandidatët tjerë për deputetë nga Komuna e Vitisë, Vehbi Rama, Samet Dalipi, shpalosën programin e AAK-së dhe synimet e tyre si deputet të ardhshëm, para qytetarëve të fshatit Lubizhdë, aty ishin mbledhur mijëra qytetarë e të cilët duartrokitën e admiruan programin dhe synimet e përfaqësuesve të tyre të ardhshëm në legjislativin e vendit.
Nuk ishte aspak më i zbehtë, por aq i fuqishëm ishte edhe tubimi elektoral në Stubllën e Epërme, aty ku kandidati Faruk Nura, së bashku me strukturat tjera të AAK-së, morën mbështetje të fuqishme nga qytetarët e këtij fshati.
Aty, gjetën mbështetje të plotë edhe për kreun e partisë Ramush Haradinajn, i cili me votat qytetare dhe votat e deputetëve do të jetë presidenti i Kosovës.
Të fuqishëm dhe me orientime pro perëndimore, synim anëtarësimin në NATO dhe struktura të tjera të organizatave botërore, zhvillim ekonomik, drejtësi dhe arsim, AAK-ja vazhdon të marrë mbështetje të fuqishme gjithandej vendit.
Po të njëjtën mbështetje po marrin edhe kandidatët për deputetë të AAK-së, sikur edhe Faruk Nura i cili edhe pse një biznesmen i suksesshëm, ai në asnjë rast nuk harroi se të mirat material ti ndajë edhe me ata që janë më të dobët ekonomikisht, duke ndihmuar njerëzit në nevojë.
Takimet e Faruk Nurës, kanë vazhduar edhe me qytetarët e fshatit Remnik, ndërsa mori përkrahje nga qytetarët dhe aktivistët e AAK-së atje, besnik e të palëkundur në vizionin shtetformues që ka AAK-ja me liderin e saj Ramush Haradinaj.
Në çdo vend, anekënd komunave të Anamoravës, programi i AAK është duratrokitur, po aq edhe synimet e kandidatit për deputet Faruk Nura, i cili u ka premtuar realizimin e programitr të partisë përmes përfaqësimit në Kuvendin e Kosovës, aty ku do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve dhe mbështetësve të tij
Prandaj, mos hezitoni të jepni besimin dhe votën tuaj Faruk Nurës, sepse ai din ta respektojë dhe çmoj këtë besim dhe me përfaqësimin tuaj do të fitoni dinjitet, krenari dhe mirëqenie./ Kosova Post/
Voto Faruk Nura 43