Sipas Krasniqit, pas një diskutimi të gjatë mes prodhuesve dhe përpunuesve, është arritur një marrëveshje e përkohshme, ndërsa të gjitha palët janë zotuar se Ministria do të dalë sa më shpejt me rezultatet e analizave laboratorike nga mostrat e marra.
Ai deklaroi se u tha se mostrat nuk janë marrë vetëm nga “Vita”, por edhe nga qumështore të tjera, ndërsa Vita që nga sonte do nis me grumbullimin e qumështit.
“Pas një diskutimi të gjatë mes prodhuesve dhe përpunuesve, në këtë rast edhe me qumështoren ‘Vita’ dhe ministrin, të gjithë akterët u zotuan që Ministria, përmes AUV-it, në një afat sa më të shpejtë do të dalë me rezultatet nga mostrat e marra. U tha se arsyeja e vonesës së rezultateve lidhet me procesin e analizave dhe se nuk është çështje vetëm e qumështores ‘Vita’, por janë marrë mostra edhe nga qumështore të tjera. Nga ‘Vita’ u zotua se nga sonte do të fillojë grumbullimi i qumështit nga fermerët, për arsye të korrektësisë dhe si pjesë e marrëveshjes së përkohshme”, tha Krasniqi./Klankosova.tv


























