Ndonëse rezultatet preliminare ende nuk janë publikuar, ndërsa numërimi i votave po vazhdon, Vetëvendosje në Podujevë, e ka filluar festën, transmeton Kosova Post.
Me 51.83% të votave, sipas KQZ-së, Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes është duke prirë përpara Ekrem Hysenit të LDK-së, i cili deri më tani i ka grumbulluar 48.17% të votave.
Deri më tani janë numëruar 97.30% të të gjitha votave, rrjedhimisht edhe ndryshimi i rezultateve, është i mundshëm./KosovaPost/