Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar një takim me Koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Mehmet Taha Doğan, shkruan Kosova Post.
Gjatë takimit është diskutuar për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe TİKA-s, përmes projekteve dhe bashkëpunimit në disa fusha me interes të përbashkët.
Sipas zyrtarit të Vetëvendosjes në këtë komunë, Albert Selishia, bashkëpunimi pritet të konkretizohet përmes projekteve të reja në disa fusha me interes të përbashkët.
Postimi i plotë:
🇽🇰🤝🇹🇷
Takim i frytshëm ndërmjet Koordinatorit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) Mehmet Taha Doğan dhe Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, i cili pritet të konkretizohet përmes projekteve dhe bashkëpunimit në disa fusha me interes të përbashkët.


























