Për të 17-ën ditë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur sonte në natën e pesëmbëdhjetë të protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara për ish-krerët e UÇK-së.
Ata edhe një herë bënë thirrje për lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, duke thënë se vendimi dënues nga Haga “nuk është në emrin e tyre”.


























