Grafite kundër rendit kushtetues janë shfaqur në komunën e Leposaviqit.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e raportit policor të 24-të orëve të fundit.
‘’Njësitet policore gjatë patrullimit në muret e disa shtëpive kanë vërejtur disa grafitë të shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga ekipet përkatëse te hetuesisë’’, thuhet në njoftimin e PK-së.
Kjo nuk është hera e parë që në pjesën veriore shfaqën grafite kundër rendit kushtetues.


























