Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, njofton se sot është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, me të cilin thotë se diskutuan shqetësimin e përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të Kosovës lidhur me veprimet e fundit të qeverisë në veri të Kosovës, transmeton KosovaPost.
Në postimin e tij në platformën X, Hargreaves tutje shton se me Kurtin diskutuan gjithashtu një sërë çështjesh dypalëshe, duke përfshirë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Administratën Doganore dhe Tatimore të Kosovës dhe sigurinë, përfshirë dhe rolin e forcave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR.