Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, po merr pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili mbledh liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të rajonit.
Nga Tivati, Haxhiu deklaroi se Kosova është e rëndësishme dhe se vendi është plotësisht i harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian.
“Siç e dini, ne jemi plotësisht të harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian. Nga ky samit presim diskutime frytdhënëse nga të gjithë përfaqësuesit dhe rezultate pozitive. Prandaj, Kosova e meriton pyetësorin, statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave. Integrimi i Kosovës në Bashkimin Europian nuk është vetëm një proces teknik, ai ka të bëjë me prosperitetin, paqen, demokracinë dhe dinjitetin për Europën dhe për qytetarët tanë”, tha Haxhiu.


























