Kryetari i Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi ka pritur sot në takim ministrin e Adminstrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Agjencionit të Regjistrimit Civil Blerim Camaj.
Hetemi tha se ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e ARC-së, Blerim Caman përmes së cilës sipas tij, ofrohet hapësië e objektit të Komunës për zyrtarët e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendrës së Prodhimit të Dokumenteve.
“Me qëllim të lehtësimit të ofrimit të shërbimeve për qytetarët tanë, kam nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me z. Blerim Camaj, përmes së cilës ofrojmë hapësira të objektit të Komunës për zyrtarët e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendrës së Prodhimit të Dokumenteve. Duke pasur parasysh kërkesat e qytetarëve për këto shërbime, do të punojmë maksimalisht që ato të fillojnë të ofrohen sa më parë të jetë e mundshme”, tha Hetemi.