Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar të gjithë pjesëtarët e FSK-së, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë të besimit myslimanë, përcjell KosovaPost.
Jashari ka thënë se kjo festë na kujton rëndësinë e solidaritetit, respektit dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit.
“Në prag të festës së shenjtë të Kurban Bajramit, ju shpreh urimet më të përzemërta për paqe, mirësi dhe begati në familjet e juaja. Kjo festë e veçantë na kujton rëndësinë e solidaritetit, respektit dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit, vlera këto që na bashkojnë si shoqëri dhe na forcojnë si shtet. Duke ju uruar shëndet, harmoni dhe lumturi, shpresoj që fryma e kësaj feste të sjellë më shumë mirëkuptim, unitet dhe optimizëm për të ardhmen. Gëzuar Kurban Bajramin!”, thuhet në urimin e Jasharit.


























