Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka takuar sot ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në Facebook Kamberi njoftoi se takimi u zhvillua në Beograd ndërsa theksoi se Lugina e Preshevës do të vazhdojë edhe më tej të ketë mbështetjen e Republikës së Shqipërisë.
“Takova sot në Beograd, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Bardhyl Canaj. Lugina e Preshevës do të vazhdojë edhe më tej të ketë mbështetjen e Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar Kamberi.


























