Lideri i Lëvizjes ‘Dveri’, Boshko Obradoviq ka dhënë një intervistë për mediat serbe ku ka folur për Kosovën, zgjedhjet e ardhshme në Serbi dhe kandidaturën e tij për president, duke dhënë detaje se si e sheh ai çështjen e Kosovës.
Ai është një nga opozitarët më të zhurmshëm të pushtetit aktual në Serbi, derisa ka thënë se pushteti i katër viteve të ardhshme nuk mund të shkojë si ky dhe ka kërkuar nga qytetarët t’i japin votën atij, shkruajnë mediat serbe.
I pyetur se si do të zgjidhte çështjen e Kosovës , Obradoviq tha se do të punonte që tema e Kosovës të kthehet në Këshillin e Sigurimit dhe do të kërkonte zbatimin e Rezolutës 1244 e cila tha ai parasheh edhe kthimin stafit shtetëror serb në Kosovë.
“Me kthimin e temës së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku ne kemi aleatë Rusinë dhe Kinën dhe me kërkesën për zbatimin e Rezolutës 1244, e cila parasheh kthimin e deri 1000 anëtarëve të stafit shtetëror serb në territorin e Kosovës. Dhe do t’i bëjmë thirrje Rusisë që të formojë bazën e saj ushtarake në Rashkë, sepse vetëm kështu mund të jenë të barabarta këto negociata me Kosovën”, tha Obradoviq në një intervistë për mediat serbe.