Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin Kingji në Tiranë, flasin për sigurinë në Kosovë

    Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin Kingji në Tiranë, flasin për sigurinë në Kosovë

    Kurti viziton familjet e “Grupit të Intelektualëve” në Skenderaj: Trysni ndërkombëtare ndaj Serbisë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

    Kurti viziton familjet e “Grupit të Intelektualëve” në Skenderaj: Trysni ndërkombëtare ndaj Serbisë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

    Hoxha i reagon Daçiqit: Kosova është realitet i pakthyeshëm

    Hoxha i reagon Daçiqit: Kosova është realitet i pakthyeshëm

    I jepet lamtumira e fundit dy viktimave nga tragjedia e Livoçit të Gjilanit

    I jepet lamtumira e fundit dy viktimave nga tragjedia e Livoçit të Gjilanit

    Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga Presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

    Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga Presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

    Kingji pret në takim komandantin e KFOR-it, Ulutaşh, në përfundim të mandatit

    Kingji pret në takim komandantin e KFOR-it, Ulutaşh, në përfundim të mandatit

    Konjufca për FSK-në në G@za: Kosova sot kontribuon në paqen dhe sigurinë globale

    Konjufca dënon fuqishëm suľmin e Houthëve në Arabinë Saudite: Mbështetja jonë është e palëkundur

    Kosova mes rritjes ekonomike dhe rrezikut të mbetjes pas në epokën e AI-së

    Kosova mes rritjes ekonomike dhe rrezikut të mbetjes pas në epokën e AI-së

    Deputeti shqiptar në Serbi, kundër Asociacionit

    Kamberi: Vuçiqi shqetësohet nga përfaqësimi i bashkuar shqiptar, jo vetëm nga mandatet

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    “Sarajevo Saga” e Çapalikut, e përkthyer nga Konushevci, promovohet në Londër

    “Sarajevo Saga” e Çapalikut, e përkthyer nga Konushevci, promovohet në Londër

    Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

    Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

    Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

​“Kërcënim për stabilitetin rajonal”, Hehir: BE-ja të ketë qasje më të ashpër ndaj Serbisë

01 Qershor 2025, 12:19
në Lajme
Ministri i mbrojtjes i BeH: Mendoj se të gjitha problemet në Ballkan po ndodhin falë Vuçiqit dhe Dodikut
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për stabilitet politik dhe ekonomik, thotë profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Westminster në Angli, Aidan Hehir.

Ai thekson se formimi i institucioneve të reja në Kosovë duhet të bëhet sa më parë nga partitë politike që, siç thotë ai, duhet të vendosin interesin kombëtar mbi interesat partiake. Në një intervistë për KosovaPress, Hehir flet edhe për rolin destruktiv të Serbisë në raport me Kosovën, ndërkohë, kritikon qasjen e Bashkimit Evropian.

Kosova, e cila ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, është në krizë politike si pasojë e mosformimit të institucioneve të reja.

Deputetët janë betuar por procesi i konstituimit të Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje – partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, në koalicion me Guxo dhe Alternativa nuk po arrin të sigurojë numrat për votimin e kandidatit të tyre për kryeparlamentar.

“Ajo që është e rëndësishme për Kosovën në këtë moment është ta kuptojë se, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë evropiane në përgjithësi po rishikojnë angazhimet e tyre në politikën e jashtme, kjo ka pasoja të mëdha për Kosovën. Prandaj, Kosova ka nevojë për një qeveri të fortë dhe stabile për të përballuar katër vitet e ardhshme që do të jenë shumë të vështira. Për aq kohë sa [Donald] Trump është në pushtet në SHBA, situata do të jetë shumë e ndërlikuar. Zoti e di çfarë do të vendosë ai nesër kur të zgjohet. Pra, nga ky këndvështrim ndërkombëtar, nevojitet një qeveri e fortë. Por, nga këndvështrimi i raportit me Bashkimin Evropian, nuk mendoj se ka ndonjë ndikim real”, shprehet Hehir.

Ai shton se Bashkimi Evropian ka poshtëruar veten në Kosovë.

“Sanksionet që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës janë një fyerje ndaj demokracisë, një fyerje ndaj dinjitetit – gjëja e fundit që Kosova e meriton. Mendoj se qytetarët e Kosovës, me të drejtë, janë shumë skeptikë ndaj prioriteteve të BE-së. Dhe kjo do të ndikojë, mendoj, në vendimmarrjet e ardhshme si të qytetarëve ashtu edhe të partive politike. Por sigurisht që nuk duket mirë. Një periudhë e gjatë pa qeveri nuk duket aspak mirë. Ajo vetëm sa i forcon pozitat e armiqve të Kosovës, në veçanti Serbisë. Prandaj, sa më shpejt të zgjidhet kjo çështje, aq më mirë”, thotë ai.

Ndërkohë, nga faktori ndërkombëtar janë shtuar thirrjet për formim të shpejt të institucioneve të reja.

Vetë shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, më 22 maj, u bëri thirrje politikanëve që janë në Kuvend që të bashkëpunojnë për të zhbllokuar situatën. Në një konferencë për media në Prishtinë, Kallas kujtoi se formimi i institucioneve të reja është “thelbësor për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”.

Kallas, gjithashtu, njoftoi se ka nisur heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat ishin vendosur në verën e vitit 2023.

Profesori Aidan Hehir thotë për KosovaPress, se këto masa nuk do të duhej të vendoseshin asnjëherë.

Sipas tij, ka “vetëm një fajtor në këtë rajon që duhet të sanksionohet – Serbia”.

“Kjo është një nga episodet më të turpshme në historinë e BE-së – vendosja e këtyre masave të ashtuquajtura emergjente, ose si do që t’i quajnë. Nuk kishte asnjë arsye për to. Duhet të hiqen menjëherë. Ajo mund t’i heqë që nesër. Ideja që do të hiqen gradualisht është qesharake. Aktualisht ka një potencial real për konflikt në Ballkanin Perëndimor – si në Bosnje, ashtu edhe në Kosovë. Dhe shkaku i përbashkët i këtij konflikti është nacionalizmi agresiv serb. Kosova po përballet me këtë nacionalizëm agresiv – si nga Beogradi, ashtu edhe në komunat veriore të Kosovës. Kosova nuk ka nevojë për sanksione. Kosova ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare. Kosova duhet të jetë ajo që BE-ja, SHBA-ja dhe Britania e Madhe e shohin si një aleat të rëndësishëm, si një burim stabiliteti në rajon. Një Kosovë e pavarur nuk kërcënon askënd”, thotë profesori.

Hehir ka theksuar se një Kosovë e pavarur është në të mirë të stabilitetit rajonal de se ajo që e kërcënon stabilitetin rajonal është nacionalizmi agresiv serb.

“Dhe ajo që BE-ja, SHBA-ja, Britania dhe fuqitë e tjera kanë bërë në 10 vitet e fundit është një politikë pajtimi ndaj Vuçiqit – i kanë lejuar atij të krijojë një shtet të kapur, një regjim autoritar që njihet ndërkombëtarisht si i tillë – dhe të nxisë paqëndrueshmëri, të mbjellë tensione në Bosnje, në Kosovë, por edhe në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ka vetëm një fajtor të qartë në këtë rajon që duhet të sanksionohet dhe ndaj të cilit BE-ja duhet të ndërmarrë një qasje shumë më të ashpër, më të qëndrueshme – dhe kjo është Serbia. Kosova nuk duhet të jetë askund afër listës së vendeve nën sanksione. Këto masa janë një turp dhe duhet të hiqen menjëherë”, thotë ai.

Derisa flet për veprimet e Serbisë, profesori Aidan Hehir thotë se blloku po e lë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pa pasoja.

“Nuk është befasi që kjo [sulmet në veri] ka ndodhur përsëri. Rënia e Jugosllavisë u shkaktua kryesisht, jo ekskluzivisht, por kryesisht nga nacionalizmi agresiv serb. Njerëzit që ishin të përfshirë në vitet 1990 janë ende të përfshirë sot në Beograd. Pra, nuk është befasi që ata vazhdojnë të angazhohen në këtë lloj retorike, që vazhdojnë të përkrahin Rusinë. Vuçiq kohët e fundit shkoi në Moskë për paradën e fitores, dhe u paralajmërua paraprakisht nga Bashkimi Evropian që nuk duhej të shkonte. Ai shkoi, dhe çfarë ndodhi? Asgjë shumë. Ai ka mundur të dalë pa u ndëshkuar për këtë lloj sjelljeje për kaq gjatë. Dhe në çdo rast, në 2012, 2013, 2014, ai e ka shtyrë pak më tej kufirin, pak më tej, pak më tej, për të parë çfarë mund të shpëtonte. Dhe në çdo fazë, Bashkimi Evropian e lejoi atë të shpëtonte pa pasoja për këto veprime. Dhe sigurisht, kjo do të thoshte se situata do të përshkallëzohej në mënyrë të pashmangshme drejt një kryengritjeje të armatosur në shkallë të plotë, që është ajo që ai u përpoq të bënte dhe vazhdon ende ta bëjë. Vazhdimisht po zbulohen depo armësh mes nacionalistëve serbë në veri të Kosovës”, thotë Hehir.

Serbia krijoi tensione në veri të Kosovës, sidomos në vitet e fundit, duke sulmuar Policinë e Kosovës si dhe infrastrukturën kritike të shtetit.

Prej vitit 2023, kur edhe u rriten tensionet në veriun e banuare me shumicë serbe, nuk ka pasur asnjë raund të bisedimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel. Ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve.

“Shpresoj që kërcënimi që përfaqëson Serbia mund të zgjojë instiktin ekonomik të presidentit amerikan, Donald Trump”, thotë profesori Aidan Hehir, kur pyetet nëse pret që të ketë ndryshime gjatë administratës së re amerikane.

Hehir shton se nuk mendon se Kosova është në krye të agjendës së presidentit amerikan, Donald Trump.

“Nuk e di nëse Ballkani në tërësi është në krye të agjendës së tij. Por di që një gjë ai e vlerëson mbi gjithçka tjetër: paranë, tregtinë, një ekonomi funksionale. Dhe një luftë apo paqëndrueshmëri në Ballkan është e keqe për këtë. Nëse ai mund të bindet se perspektivat për luftë në Evropë vijnë kryesisht nga Ballkani dhe burimi kryesor është nacionalizmi agresiv serb, atëherë shpresoj që do ta kuptojë se çfarë duhet bërë është të ndalet kjo politikë e pajtimit ndaj Vuçiqit dhe të thuhet, të bëjmë një marrëveshje, të ecim përpara, të sigurojmë stabilitet në rajon. Jo sepse është ndonjë aktor moral, jo sepse i interesojnë të drejtat e njeriut, por sepse i intereson fitimi. Dhe ekonomia e Ballkanit Perëndimor do të pësojë një goditje të madhe nëse ka konflikt”, tha Hehir.

Ai tutje foli edhe për ish-emisarin amerikan Richard Grenell.

“Prandaj aty ka një grimë shprese. E dimë që herën e kaluar kur ishte president, ai kishte Richard Grenell si të dërguarin e tij – nëse mund ta quajmë diplomat – në Ballkan. Dhe ai ishte pro-Serbisë qartësisht. Kështu që ka arsye për t’u shqetësuar. Nuk besoj se ai ka thënë ndonjë gjë me peshë për Kosovën që kur u kthye në pushtet, por siç e thashë, shpresa ime është se kërcënimi që përfaqëson Serbia mund të zgjojë instinktin e tij ekonomik. Dhe ai mund të mendojë për të gjetur një zgjidhje për të parandaluar paqëndrueshmërinë ekonomike. Por siç thashë, kush e di? Me një njeri të tillë nuk e di kurrë çfarë do të ndodhë dhe Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë. Ditët e vjetra kur mund të mbështeteshim tërësisht te Amerika kanë kaluar”, thotë profesori Hehir./KP/

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin Kingji në Tiranë, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin Kingji në Tiranë, flasin për sigurinë në Kosovë

14 minuta më parë
Kurti viziton familjet e “Grupit të Intelektualëve” në Skenderaj: Trysni ndërkombëtare ndaj Serbisë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Kurti viziton familjet e “Grupit të Intelektualëve” në Skenderaj: Trysni ndërkombëtare ndaj Serbisë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

1 orë më parë
Hoxha i reagon Daçiqit: Kosova është realitet i pakthyeshëm

Hoxha i reagon Daçiqit: Kosova është realitet i pakthyeshëm

2 orë më parë
I jepet lamtumira e fundit dy viktimave nga tragjedia e Livoçit të Gjilanit

I jepet lamtumira e fundit dy viktimave nga tragjedia e Livoçit të Gjilanit

3 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH